Shkarkohet ministri britanik i Mbrojtjes

Evropë

Shkarkohet ministri britanik i Mbrojtjes

Më: 1 maj 2019 Në ora: 20:35
Gavin Williamson

Ministri britanik i Mbrojtjes Gavin Williamson është shkarkuar sot për dhënien e informacionit nga takimi i mbyllur për kompaninë kineze të telekomunikacionit Huawei, njoftoi kabineti i kryeministres Theresa May.

Penny Mordaunt, më parë ministër për Zhvillim Ndërkombëtar, u emërua ministër i ri i Mbrojtjes, në vend të Williamson të shkarkuar, raporton Reuters.

Vendimi i May për shkarkimin e Williamson "është bërë në bazë të informacionit rreth sjelljes së tij për zbulim të paautorizuar të informacionit nga një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare".

Hetimi nisi javën e kaluar pasi mediat njoftuan se Këshilli, duke u takuar prapa dyerve të mbyllura, vendosi të lejojë Huawei të marrë pjesë në disa aspekte të rrjetit të ri të komunikimit britanik 5G pa tela, njofton AP.

Qeveria britanike këmbëngul se një vendim i tillë nuk është miratuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat