Policia gjermane mbylli rrjetin e madh, të webfaqes ilegale për tregti

Evropë

Policia gjermane mbylli rrjetin e madh, të webfaqes ilegale për tregti

Më: 3 maj 2019 Në ora: 12:55
Foto ilustruese

Policia gjermane ka mbyllur një nga tregjet më të mëdha ilegale të botës në të ashtuquajturin internetin e errët dhe ka arrestuar tre burrat që thuhet se po e drejtojnë atë, thanë prokurorët të premten, shkruan AFP.

Operacioni përfshiu Europolin, policinë holandeze dhe FBI-në dhe gjithashtu çoi në arrestimin e dy furnizuesve të mëdhenj të narkotikëve ilegalë në Shtetet e Bashkuara, thanë ata.

Tregu i paligjshëm "Wall Street Market" mundësoi tregtinë me kokainë, heroinë, kanabis dhe amfetamina, si dhe të dhënat e vjedhura, dokumente të rreme dhe softuer të dëmshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat