Nxënësit e shumë shteteve po protestojë sot për klimën

Evropë

Nxënësit e shumë shteteve po protestojë sot për klimën

Më: 24 maj 2019 Në ora: 11:57
Nxënësit e shumë shteteve po protestojë sot për klimën

Nxënësit e disa vendeve në mbarë botën e kanë lënë mësimin të premten dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër ndryshimeve klimatike. Ata po kërkojnë që politikanët të marrin më shumë masa për ta ndalur shkatërrimin e klimës.

Organziatorët e protestave presin që në këto tubime të marrin pjesë më shumë se një milion nxënës nga të paktën 110 shtete të ndryshme. Ata po bëjnë thirrje që bizneset dhe politikanët të reagojnë në mënyrë urgjente për ta ngadalësuar ngrohjen globale.

Këto protesta u nxitën nga nxënësja suedeze, Greta Thunberg, e cila u bë figurë e njohur pasi protestonte para parlamentit të Suedisë në vitin 2018. Ajo protestonte e vetme dhe thoshte se nuk do të shkojë në shkollë derisa politikanët të marrin masa për ta mbrojtur klimën.

Protesta e fundit për këtë çështje në nivel ndërkombëtar u mbajt më 15 mars. Në të morën pjesë rreth 1 milion e 250 mijë nxënës nga 125 shtete të botës. Ata i lëshuan orët e mësimit në shenjë proteste për dëmtimin e klimës.

Gjatë të premtes, protesta pati edhe në Australi dhe Zelandë të Re. Në Melburn, një vajzë 13 vjeçe tha se po proteston për shkak se është e brengosur nga fatkeqësitë e motit. “Sa herë që kemi zjarre në natyrë, një lloj i kafshëve mund të zhduket”, tha ajo, shkruan “BBC”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat