Merkel: Do të punoj për një Brexit të rregullt pavarësisht largimit të May

Evropë

Merkel: Do të punoj për një Brexit të rregullt pavarësisht largimit të May

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:32
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel premtoi sot se do të punojë për një Brexit të rregullt pas njoftimit të dorëheqjes së homologes së saj britanike, Theresa May pasi nuk arriti dot të miratojë planin e tërheqjes nga BE-ja.

“Qeveria federale do të vazhdojë të bëjë gjithçka për një marrëdhënie të mirë partneriteti me Britaninë e Madhe, për një dalje të rregullt nga BE-ja dhe evituar një Brexit pa marrëveshje”, tha ajo në një video të shkurtër të publikuar në “Twitter” nga zëdhënësi i saj.

Theresa May, 62 vjeçe, dha sot dorëheqjen pas dështimit të tretë për të vënë në zbatim Brexit që shkatërroi mandatin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat