Kryeministri grek kërkon zgjedhje pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet evropiane - Bota Sot
Kryeministri grek kërkon zgjedhje pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet evropiane

Evropë

Kryeministri grek kërkon zgjedhje pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet evropiane

Më: 27 maj 2019 Në ora: 00:34
Alexis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka deklaruar se zgjedhje të reja do mbahen në Greqi pasi që partia e tij SYRIZA u mposht në garën për Parlamentin Evropian të dielën.

Tsipras tha që ai do kërkojë nga presidenti grek që të shpërndajë parlamentin grek menjëherë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do mbahen në Greqi.

“Nuk ishte përfundimi që ne parashikuam. Rezultatet e zgjedhjeve i jep të drejtë opozitës që të vë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë”, tha Tsipras.

Deri më tani partia Demokracia e Re ka marrë 33.3% të votave në Greqi. SYRIZA është në vend të dytë më 23.9%.

Partia antishqiptare me pikëpamje naziste Agimi i Artë ka marrë 4.8% të votave.

Vendi pritet të hyjë në zgjedhje të reja kombëtare gjatë verës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...