Papa do të takohet me Putin muajin e ardhshëm - Bota Sot
Papa do të takohet me Putin muajin e ardhshëm

Evropë

Papa do të takohet me Putin muajin e ardhshëm

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 11:36
Papa Françesku

Papa Françesku do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin muajin e ardhshëm. Takimi vjen një ditë para se udhëheqësit katolikë nga Ukraina të takohen në Vatikan për të diskutuar pasojat nga përçarja midis Kishave Ortodokse Ruse dhe të Ukrainës, shkruan AP.

Vatikani konfirmoi të enjten audiencën e 4 korrikut. Do të jetë hera e tretë që Papa Françesku dhe Putin janë takuar.

Muajin e kaluar, Vatikani njoftoi se Papa kishte ftuar udhëheqjen e Kishës Katolike Greke të Ukrainës, një kishë minoritare besnike ndaj Papës, për takimet 5-6 korrik. Qëllimi, tha ai, ishte dhënia e mbështetjes "në situatën delikate në të cilën gjendet Ukraina".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...