Franca pritet të përfshihet nga nxehtësia ekstreme

Evropë

Franca pritet të përfshihet nga nxehtësia ekstreme

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 12:07
Francë

Franca pritet të përballet me temperatura mbi 40 gradë Celsius këtë javë, çka potencialisht mund të shënojë rekord të temperaturës më të lartë në muajin qershor.

Tempraturat pritet të arrijnë në 35 gradë Celsius apo më shumë, duke duke u rritur edhe më shumë të enjten dhe të premten.

Veriu i këtij shteti, duke përfshirë Parisin, pritet të preket më së keqi nga ky mot.

Disa fontana të përkohshme tashmë janë vënë nëpër qytet dhe pishinat publike do të jenë të hapura deri në orët e vona, për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Franca, Gjermania, Zvicra dhe Belgjika, janë vetëm disa prej shteteve që mund të përballen me mot të ngjashëm në ditët në vijim, mirëpo Franca duket se do të jetë më e prekura.

Meteorologët francezë kanë paralajmëruar se këto temperatura mund të mos ulen as në fundjavën e ardhshme, dhe as natën, pasi temepratura më e ulët pritet të jetë 20 gradë Celsius. Qyteti i Parisit ka aktivizuar “nivelin tre” të planit për nxehtësi ekstreme, derisa niveli i katërt, që konsiderohet më i lartë, nuk është aktivizuar kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat