Pamje të frikshme: Vdekja me 120 kilometra në orë

Evropë

Pamje të frikshme: Vdekja me 120 kilometra në orë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 19:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shpejtësia është ndër shkaqet kryesore të aksidenteve me vdekje në botë. I tillë është edhe rasti i një aksidenti në Bursa të Turqisë, i regjistruar sekondë pas sekonde në kamerat e sigurisë.

Në pamje shihet një automjet me shpejtësi, që pothuajse përplaset me një kamionçinë në krahun e majtë dhe më pas humb kontrollin duke dalë nga rruga në krahun tjetër, ku përplaset me murin rrethues të një punishteje.

Nga përplasja e fortë me murin, 2 rrotat e para dhe motori i makinës copëtohen, ndërsa nga xhami i parë bien në asfalt edhe 2 të rinjtë që ndodheshin në makinë.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca dhe mjekët e ndërhyrjes së shpejtë, të cilët u dhanë ndihmën e parë të plagosurve. Por pavarësisht masazhit për rreth 15 minuta që iu bë zemrës së pasagjerit 25-vjeçar, Mertcan Şen, ai humbi jetën pa u dhënë mjekëve mundësinë ta fusin në operacion.

Gjatë ekspertizës në vendngjarje rezultoi se 27-vjeçari me iniciale E.A po udhëtonte me 120 km/orë në momentin e përplasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat