Evropa po vazhdon të përballet me temperatura tejet të larta. Franca ka regjistruar temperaturën më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve.
Temperatura në Carpentras në pjesën juglindore të Vaucluse arriti në 44.3 gradë celsius, duke thyer rekordin e Francës kontinentale të 44.1gradë celsius -në rajonin jugor të Montpellier dhe Nimes në gusht 2003.
Në të gjithë vendin qindra shkolla janë mbyllur. Në disa tjera prindërit kanë të mbajnë fëmijët në shtëpi. Provimet e shkollës së mesme janë shtyrë deri në javën e ardhshme, shkruan Guardian.
Në Spanjë, një 17-vjeçar ka vdekur si pasojë e nxehtësisë, të premten. Ai u sëmur duke punuar në në fshatra në provincën Cordoba të Andalucisë.
Viktima e dytë ishte një burrë 80-vjeçar i cili vdiq të enjten pasi u rrëzua nga ajo që mendohet të ketë qenë një rast tjetër i goditjes së nxehtësisë në qytetin e Valladolidit. Dy persona të tjerë po trajtohen për goditje të nxehtësisë në spitalet spanjolle.
Me temperatura që pritet të arrijnë deri në 42 gradë celsisu të premten, zyra meteorologjike e Spanjës ka lëshuar një alarm të për Katalonjën, Navarren dhe zonën bask. Qindra zjarrfikës në Katalonjë po luftojnë për ta mbajtur nën kontroll një zjarr të madh, i cili deri më tani ka djegur nëpër 6,500 hektarë tokë dhe mund të konsumojë deri në 20,000.