Zjarri në një nëndetëse ruse vret 14 marinarë - Bota Sot
Zjarri në një nëndetëse ruse vret 14 marinarë

Evropë

Zjarri në një nëndetëse ruse vret 14 marinarë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 19:40
Ilustrim

Një zjarr që shpërtheu në bordin e një nëndetëse kërkimore të marinës ruse, ka vrarë 14 anëtarë të ekuipazhit, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit, anëtarët e ekuipazhit u helmuan nga tymi kur nëndetësja u përfshi nga zjarri, gjatë marrjes së matjeve biometrike në ujërat territoriale ruse.

Zjarri u shua më vonë dhe anija tani është në Severomorsk, baza kryesore e Flotës Veriore të Rusisë në rajonin Murmansk.

Autoritetet ruse nuk njoftuan se sa anëtarë të ekuipazhit ishin në bord në kohën e incidentit, si dhe gjithashtu nuk specifikuan llojin e nëndetëses.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka filluar një hetim mbi incidentin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...