Inflacioni vjetor në Gjermani u përshpejtua në 1.5 përqind qershor, por ka mbetur nën objektivin e Bankës Qendrore Evropiane.
Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e Byrosë Federale të statistikave.
Të dhënat paraprake të publikuara në fund të qershorit treguan se çmimet u rritën 1.3 përqind në vit.
Norma e inflacionit të synuar nga Banka Qendrore Evropiane për të gjithë zonën e euros ishte vendosur nën 2.0 përqind
Takimi tjetër i Bankës Qendrore Evropiane është paralajmëruar për 25 korrik.