Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë, lëshon llavë dhe pluhur vullkanik - Bota Sot
Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë, lëshon llavë dhe pluhur vullkanik

Evropë

Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë, lëshon llavë dhe pluhur vullkanik

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:12
Mali Etna në Itali, vullkani më i madh aktiv në botë

Mali Etna në Itali, vullkani më i madh aktiv në botë, është zgjuar sërish duke nxjerrë nga krateri llavë dhe duke mbushur qiejt mbi Sicili me pluhur vullkanik. Dy aeroporte në qytetin e dytë më të madh të ishullit, Katania, u detyruan të mbyllen përkohësisht.

Vullkani më aktiv dhe më i lartë në Evropë shpërthen shpesh por rrallë herë shkakton dëme ndërsa vetë shpërthimet nuk e vendosin popullatën lokale në rrezik.

Shpërthimi i fundit i madh ishte në 1992.

Italia ka një varg vullkanesh aktivë dhe të fjetur, me më të famshmin, malin Vezuv, që ndodhet afër Napolit dhe që shpërtheu në shekullin e 79 pas Krishtit duke i marrë jetën mijëra vetëve në qytetet e afërta Pompei dhe Herculaneum.

Më herët këtë muaj, vullkani në ishullin e Strombolit shpërtheu papritur duke vrarë një person. Turistët ishin evakuuar nga ishulli pasi kishin kërkuar shpëtim në det, kur edhe nisi shpërthimi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...