Hyn në xhami dhe plagos një person! Agresorit i gjendet një grua e vdekur në shtëpi - Bota Sot
Hyn në xhami dhe plagos një person! Agresorit i gjendet një grua e vdekur në shtëpi

Evropë

Hyn në xhami dhe plagos një person! Agresorit i gjendet një grua e vdekur në shtëpi

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 10:00
Oslo në Norvegji

Të shtëna me armë zjarri në një xhami në Baerum, qytezë pranë Oslos në Norvegji.

Policia deklaroi se për pasojë një person mbeti i plagosur, ndërkohë që i dyshuari u arrestua.

Të shtënat ndodhën rreth orës 17.00 të kësaj të shtune në al-Noor Islamic Center, në qytezën e Baerum, rreth 13 kilometër larg kryeqytetit norvegjez.

Image

Pak orë më vonë policia gjeti në shtëpinë e agresorit, trupin e pajetë të një gruaje, e afërme e të dyshuarit, ku sipas policisë ishte ai që e vrau.

Zyrtari i policisë Rune Skyold, deklaroi se agresori është një i ri rreth 20 vjeç, dhe i plagosuri në xhami, është një anëtar i komunitetit islamik, 75 vjeç.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...