Dha dorëheqjen nga Qeveria, ish-ministri britanik përdor trenin pasi largohet nga zyra - Bota Sot
Dha dorëheqjen nga Qeveria, ish-ministri britanik përdor trenin pasi largohet nga zyra

Evropë

Dha dorëheqjen nga Qeveria, ish-ministri britanik përdor trenin pasi largohet nga zyra

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 20:20
Dha dorëheqjen nga Qeveria, ish-ministri britanik përdor trenin pasi largohet nga zyra

Duke mbajtur postin e kancelarit të Thesarit, Philip Hammond ishte për tre vite njeriu i dytë më i fuqishëm në qeverinë britanike pas ish-kryeministres Theresa May.

Por me ardhjen e Boris Johnson në krye të ekzekutivit, Hammond dha dorëheqjen.

Në mediat britanike është publikuar një foto e Philip Hammond brenda në metronë e Londrës, pasi ishte larguar nga Apartamenti nr.11 në Downing Street.

Me dy valixhe në dorë, një prej politikanëve më të fuqishëm në Britani është fotografuar teksa priste trenin në stacionin qendror të Londrës. Ai u largua nga kompleksi qeveritar me një makinë zyrtare, me destiancion stacionin e trenit.

Philip Hammond është anëtar i Parlamentit që prej vitit 1997 dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e ministrit të Jashtëm apo e ministrit të Mbrojtjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...