E burgosur nga prindërit prej 10 vitesh, policia shpëton vajzën

Evropë

E burgosur nga prindërit prej 10 vitesh, policia shpëton vajzën

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 06:16
Ilustrim

Prindërit kanë mbajtur të “burgosur” në shtëpi vajzën e tyre në Britani. Ata e kanë bërë një gjë të tillë prej 10 vitesh.

Së fundmi ka qenë një fqinj që ka lajmëruar policinë dhe vajza është liruar.

Vajza, e cila thuhet se ishte në gjendje ankthi, u gjet në shtëpinë e familjes në Tenterden. Ajo u mbyll në shtëpi që në moshën 9-vjeçare.

Prindërit e saj u arrestuan për neglizhencë. Raportohet se prindërit e hoqën nga shkolla kur ishte 9-vjeç dhe i morën mësues në shtëpi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat