Kryeministri i Hungarisë i ofron ndihmë Italisë në mbrojtjen e kufijve - Bota Sot
Kryeministri i Hungarisë i ofron ndihmë Italisë në mbrojtjen e kufijve

Evropë

Kryeministri i Hungarisë i ofron ndihmë Italisë në mbrojtjen e kufijve

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 22:58
Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se vendi i tij mund të ndihmojë në mbrojtjen e kufijve të Italisë si pjesë e përpjekjeve për të luftuar migracionin e parregullt, transmeton AA.

“Nëse është e nevojshme, mund të mbrojmë disa zona të kufirit të Italisë’, tha Orban në kongresin e partisë së tij Fidesz.

“Keni lejuar hyrjen e migrantëve të parregullt, por ende mund të merrni përsipër të transportoni një numër të konsiderueshëm të migrantëve të parregullt nga Italia në vendet e tyre të lindjes”, shtoi ai.

Duke thënë se vendet e Evropës Qendrore po mbrojnë kufijtë e jashtëm të Evropës, Orban akuzoi kryeministrin italian, Giuseppe Conte, se ka një politikë të dobët të imigracionit.

Me mbështetjen e partnerëve të saj në Grupin e Vishegradit, Çekisë, Polonisë dhe Sllovakisë, Hungaria ka forcuar trupat dhe policinë në kufijtë e saj, si pjesë e masave kundër migrantëve të parregullt.

Hungaria ngriti gardh me tela përgjatë kufijve të saj me Serbinë dhe Kroacinë për të ndaluar fluksin e parregullt të migrantëve, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në zonat kufitare dhe shtrëngoi dënimet për kalimet e paligjshme.

Një ligj i miratuar në parlament po ashtu kërkon që migrantët e parregullt, përfshirë fëmijët, të mbahen në kampe kufitare gjatë kërkesës së tyre për azil.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...