Masa të ashpra ndaj emigrantëve në Greqi - Bota Sot
Masa të ashpra ndaj emigrantëve në Greqi

Evropë

Masa të ashpra ndaj emigrantëve në Greqi

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Pas dyndjes së migrantëve, Greqia synon të reformojë rregullat e azilit, në mënyrë që të përshpejtojë procedurën e miratimit si dhe dëbimin e të ashtuquajturve migrantë ekonomikë.

“Refuzimi për të bashkëpunuar do të sjellë pasoja në të ardhmen. Këtu do të përfshihen migrantët, që refuzojnë zhvendosjen në një kamp tjetër ose ata që mungojnë në intervista në lidhje me rastin e tyre”, deklaroi kryeministri konservator, Kyriakos Mitsotakis, në parlament.

Kabineti i Mitsotakis, planifikon të përmirësojë koordinimin midis agjencive qeveritare, midis autoriteteve dhe organizatave joqeveritare, si dhe të rrisë numrin e patrullimeve në Egje.

Në vitin 2015, Greqia u bë porta kryesore e refugjatëve nga Siria dhe migrantëve ekonomikë nga Lindja e Mesme.

Kohët e fundit, rritja e numrit të migrantëve, ka thelluar problemin. Tashmë në kampe ndodhen rreth 30 000 njerëz, krahasuar me 14 000 në muajin prill, 7 000 më shumë mbi kapacitetin e parashikuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...