I prishet mesha Papa Françeskut, çahet tavani e bien copa mbi altarin e bazilikës së Shën Pjetrit

Evropë

I prishet mesha Papa Françeskut, çahet tavani e bien copa mbi altarin e bazilikës së Shën Pjetrit

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 13:59
Papa Françesku

Mesha u ndalua dhe zona e rrezikuar ishte evakuuar. Kjo është hera e dytë që ndodhë kjo në Bazilikën e Shën Pjetrit brenda një viti.

Pasditen e djeshme, pjesë të vogla nga tavani i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan kanë rënë në dysheme gjatë mbajtjes së një meshe nga Papa Françesku për shugurimin e katër peshkopëve të rinj.

Fatmirësisht nuk pati asnjë lëndim nga incidenti në fjalë, i cili ndodhi në të majtë të altarit.

Për shkaqe sigurie, mesha u ndalua dhe u bë i mundur evakuimi i zonës problematike.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në mars të 2018-s, ku gjithashtu nuk pati asnjë të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat