Moti i ligë kaplon Italinë, nga rrëshqitja e baltës shembet ura – nuk raportohet për viktima

Evropë

Moti i ligë kaplon Italinë, nga rrëshqitja e baltës shembet ura – nuk raportohet për viktima

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 10:16
Shembja urës

Në afërsi të qytetit italian Savona është shembur një pjesë e urës në një autostradë. Për fat të mirë, nuk raportohet për viktima, pasi kjo pjesë e autostradës A6 nuk shfrytëzohej.

Italia prej javësh është goditur nga moti i ligë dhe të reshurat e mëdha të shiut, kurse shembja e rreth 30 metrave rrugë është incidenti i radhës.

Rrëshqitja e baltës kishte bërë që shtyllat e urës të lëvizin dhe ajo të shembet pjesërisht.

Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar kishin humbur jetën 43 persona, kur në Genoa të Italisë u shemb ura Morandi që lidh qytetet e mëdha të Italisë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat