Gjermania i kundërpërgjigjet Francës: NATO-ja është gjallë

Evropë

Gjermania i kundërpërgjigjet Francës: NATO-ja është gjallë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 10:50
Heiko Maas

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha të martën se NATO-ja është gjallë dhe theksoi se është e rëndësishme që të mos ndahen rrugët e interesave të sigurisë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte deklaruar se aleanca ushtarake po përjeton vdekje të trurit.

“Mund të thuhet në mënyrë të justifikueshme se NATO-ja është gjallë”, tha diplomati Maas, duke shtuar se kjo aleancë vazhdon të mbetet jetike për sigurinë në të ardhmen dhe se ajo duhet të zhvillohet edhe më tutje.

Ndryshe, përpos presidentit francez, kritika për NATO-n ka dhënë më parë edhe homologu i tij amerikan, Donald Trump. Ai i ka akuzuar vendet evropiane se po shpenzojnë shumë në NATO në krahasim me vendin e tij.

NATO-ja përballet me disa sfida në botë, përfshirë rrezikun nga shtrirja e ndikimit rus dhe ndërhyrjet ushtarake në Lindje të Mesme, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat