Irlanda mbyll institucionet arsimore, viktima e parë nga koronavirusi

Evropë

Irlanda mbyll institucionet arsimore, viktima e parë nga koronavirusi

Më: 12 mars 2020 Në ora: 20:21
Leo Varadkar

Në Irlandë është shënuar viktima e parë nga koronavirusi.

Viktima ishte një grua e moshuar e cila kishte një histori udhëtimi me Italinë.

Deri më tani janë konfirmuar 18 persona të infektuar me koronavirus.

Nisur nga kjo situatë Irlanda ka vendosur që të mbyllen të gjitha shkollat, kolegjet dhe objektet e tjera publike, shkruan BBC.

Njoftimi u dha nga kryeministri i Irlandës Leo Varadkar gjatë një konference për shtyp.

Ai deklaroi se masat do të hynin në fuqi nga ora 18:00 e ditës së sotme deri më 29 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat