Situatë dramatike në shtëpitë e pleqve

Evropë

Situatë dramatike në shtëpitë e pleqve

Nga: F. B. Më: 17 prill 2020 Në ora: 11:16
Ilustrim

Belgjika ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga prekja me virusin Corona në botë, që sipas analizave të Universitetit amerikan “Xhon Hopkins” shkon në masën 13,4 për qind, shkruan “Bota sot”.

Sipas këtij hulumtimi një nga shkaqet është prekja e shtëpive të pleqve me këtë virus.

Endru Preston nga Universiteti në Batu thekson se shkalla e vdekjes në mënyrën gjenerale është më e madhe në moshat më të vjetra dhe tek ata që kanë ndonjë sëmundje kronike.

Vdekjeve të shumta në belgjik i ka kontribuar edhe ajo se virusi ka depërtuar edhe në shtëpitë e pleqve dhe azilet, në ata persona dhe tek punonjësit bëjnë pjesë edhe rreth 45 për qind e rasteve të vdekjeve nga virusi.

Dr Peter Dobac nga Universiteti i Oksfordit shprehet se virusi në këtë vend posaçërisht ka goditur shtëpitë e pleqve dhe pothuajse kjo është përsëritur dhe ka ndodhur sikurse ne Francë dhe Britani të Madhe.

"Prioritet emergjent ne Belgjikë por edhe në vendet tjera duhet të jetë kujdesi dhe masat e shtuar posaçërisht për këto ambiente”, thotë Drobac.

Si shkruan News vesk shkalla e vdekjeve përcaktohet nga shkalla e vdekjeve në raport me shkallën e personave të prekurve.

Belgjika sipas këtyre parametrave ka tejkaluar edhe Italinë, që ka shkallën e vdekjeve 13 për qind dhe Britaninë e Madhe që ka shkallën 12,8 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat