Turqia e gatshme t`i pres turistët pavarësisht Koronës, ja rregullat që do të ndiqen nëpër hotele

Evropë

Turqia e gatshme t`i pres turistët pavarësisht Koronës, ja rregullat që do të ndiqen nëpër hotele

Nga: M.L Më: 10 maj 2020 Në ora: 13:18
Turqi

Turqia po përgatitet të hapë turizmin me masat mbrojtëse kundër Koronës për hotele dhe restorante. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Ersoy i tha CNN Türk të dielën se turizmi do të fillonte gradualisht në fund të majit. Fluturimet ndërkombëtare pritet të kthehen gradualisht në qershor.

Hotelet dhe restorantet u nënshtrohen masave të rrepta, tha Ersoy. Turqia ka zhvilluar një program certifikimi me 132 kritere. Ndër të tjera, objektet duhet të jenë në përputhje me rregullat e distancës dhe higjienës. Stafi gjithashtu mori trajnime pandemike. Ka buffets, por pa vetë-shërbim. Stafi do të dorëzojë ushqimin dhe pijet, shkruan Blick.ch përcjell “Bota sot”.

Turqia gjithashtu publikoi një përmbledhje të kapaciteteve spitalore në zonat turistike. Kjo tregon, për shembull, se rreth 59.4 përqind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë në vendpushimin për pushime Antalia, i cili frekuentohet shumë nga gjermanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat