Austria hap kufijtë me 15 qershor me disa vende ku COVID-19 nuk paraqet rrezik - Bota Sot
Austria hap kufijtë me 15 qershor me disa vende ku COVID-19 nuk paraqet rrezik

Evropë

Austria hap kufijtë me 15 qershor me disa vende ku COVID-19 nuk paraqet rrezik

Më: 21 maj 2020 Në ora: 17:28
Sebastian Kurz

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha në një konferencë për shtyp në Vjenë se një vizitë në Austri, pavarësisht coronavirusit, do të jetë po aq e sigurt sa në çdo vend tjetër të botës, raporton vienna.at.

Ai e justifikon këtë me faktin se do të investojë në testimin e sa më shumë personave që janë në kontakt me pasagjerët

“Jam i lumtur që do t’u ofrojmë mysafirëve vendas dhe të huaj një pushim të sigurt dhe të bukur”, tha Kurz, duke shtuar se nuk do të hapte kufirin për vendet me një situatë më të vështirë epidemiologjike, transmeton Telegrafi.

Hapja e kufijve në mes të muajit të ardhshëm

Ai deklaroi se kufiri me Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe Gjermaninë do të hapet plotësisht në 15 qershor, ndërsa për sa i përket Sllovenisë, kufiri pritet të hapet një javë më vonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat