Izolimi në Itali, sjell pasoja në shëndetin mendor - Bota Sot
Izolimi në Itali, sjell pasoja në shëndetin mendor

Evropë

Izolimi në Itali, sjell pasoja në shëndetin mendor

Më: 21 maj 2020 Në ora: 17:31
Itali

Covid 19 i ka marrë jetën më shumë se 32 mijë personave në Itali dhe ka shkaktuar kaos në sistemin shëndetësor të vendit dhe në ekonomi.

Por ndërsa vendi po del tashmë nga izolimi, pasojat në shëndetin mendor po fillojnë të bëhen të dukshme. Në një sondazh të fundit, të urdhrit të psikologëve, në vend, tetë në çdo 10 italianë, thonë se kishin nevojë për mbështetje psikologjike për të hedhur pas shpine pandeminë, një shifër shumë më e lartë kjo krahasuar me vëzhgime të ngjashme të bëra më herët. Psikologët po ashtu kanë raportuar një rritje të numrit të personave që u drejtohen atyre ndërsa përpiqen të përballojnë frikën në vazhdim ndaj virusit, pasojat emocionale të distancimit fizik dhe problemeve ekonomike.

Sara Reginella, psikologe në ankona, në rajonin e markes, ka bënë re një rritje të ankthit dhe depresionit në fillim të izolimit që lidhej pikërisht me faktin e detyrimit për të qëndruar në shtëpi. Edhe pse disa liri tashmë janë rikthyer, ajo thotë se shumë njerëz kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda pasi atje ndjehen më të sigurt. Tani, Italia është në prag të një recesioni të thellë dhe psikologët paralajmërojnë për një kataklizëm në shëndetin mendor pasi njerëzit do të përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. Që nga fillimi i marsit ndërkohë, 37 persona kanë vrarë veten në Itali dhe 25 të tjerë kanë tentuar ta bëjnë këtë – tregojnë shifrat e një fondacioni për kërkime në fushën e shëndetit mendor.

Mes tyre, katër infermierë në vijën e parë të frontit në luftën ndaj pandemisë, kanë vrarë veten dhe ekspertët ia atribuojnë këtë stresit me të cilin ata janë përballur. Hera e fundit kur u shënua një rritje e vetëvrasjeve në Itali, ishte gjatë krizës financiare të 2007. Edhe OBSh paralajmëroi javën e kaluar se koronavirusi mund të mos largohet kurrë dhe parashikoi një krizë globale të shëndetit mendor të shkaktuar nga pandemia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat