Itali, kthehet të rritet numri i vdekjeve dhe rasteve të reja

Evropë

Itali, kthehet të rritet numri i vdekjeve dhe rasteve të reja

Më: 27 maj 2020 Në ora: 19:01
Ilustrim

Mbrojtja Civile e Italisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit.

Nga 67.324 tamponë, janë gjetur 584 raste të reja (dje ishin 397) me Covid-19. Rastet aktuale janë 50.966, 1.976 më pak persona se dje.

Në ditën e fundit kanë vdekur 117 (dje ishin 78) persona me Coronavirus, për një total prej 33.072 vdekjesh nga fillimi i epidemisë. Ndërsa është rritur në 147.101 numri të shëruarve. 2.443 në krahasim me dje.

Rastet aktuale: 50.966

Të vdekur: 33.072 (+117, +0,4%)

Të shëruar: 147.101 (+2.443, +1,7%)

Në Terapi Intensive: 505 (-16, -3,1%)

Tamponë: 3.607.251 (+67.324)

Raste totale: 231.139 (+584, +0,3%)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat