Britania largohet nga tregu i vetëm i BE-së deri në fund të vitit

Evropë

Britania largohet nga tregu i vetëm i BE-së deri në fund të vitit

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 19:26
Ilustrim

Britania e Madhe do të lërë tregun e vetëm të Bashkimit Evropian dhe bashkimin doganor në fund të vitit, pavarësisht rezultatit të bisedimeve, dhe kompanitë duhet të përgatiten për këtë, tha sot zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Johnson.

"Ne do të vazhdojmë t'i afrohemi strategjive në mënyrë konstruktive dhe të punojmë shumë për të arritur një marrëveshje, por pavarësisht rezultatit të negociatave, ne do të lëmë tregun e vetëm dhe bashkimin doganor në fund të vitit," tha zëdhënësi, transmeton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat