Mbi 8 mijë raste të reja me koronavirus në Rusi

Evropë

Mbi 8 mijë raste të reja me koronavirus në Rusi

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 15:37
Ilustrim

Rusia ka regjistruar 8 mijë e 706 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke shkuar numri i të prekurve në 52 mijë.

Rusia tashmë e ka numrin e tretë më të lartë në botë pas SHBA-së dhe Brazilit.

Udhëheqësja e task-forcës për koronavirusit, Tatiana Golikova, tha se statistikat për numrin e të vdekurve duhet të rishikohen, por ky organ nuk dha komente shtesë.

Departamenti i Shëndetësisë në Moskë këtë javë e ndryshoi numrin e viktimave për muajin maj, duke i cituar ndryshimet në mënyrën e përcaktimit të shkakut të vdekjes për pacientët që kanë edhe probleme të tjera shëndetësore.

Pavarësisht numrit të lartë të infektimeve, Rusia ka filluar t’i largojë masat kufizuese, të cilat ishin vendosur me qëllim të luftimit të përhapjes së virusit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat