Pasi përfundon orarin e punës, infermierja vazhdon të qëndrojë pranë pacientëve me COVID-19, duke luajtur me violinën e saj - Bota Sot
Pasi përfundon orarin e punës, infermierja vazhdon të qëndrojë pranë pacientëve me COVID-19, duke luajtur me violinën e saj

Evropë

Pasi përfundon orarin e punës, infermierja vazhdon të qëndrojë pranë pacientëve me COVID-19, duke luajtur me violinën e saj

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 00:35
Pasi përfundon orarin e punës, infermierja vazhdon të qëndroj

Kur shumica e infermierëve kilianë përfundojnë ndërrimet e tyre të gjata duke u kujdesur për shumë pacientë me COVID-19, krejt çfarë mendojnë ata janë të shkojnë të kalojnë kohë me familjet e tyre, të hanë dhe të flenë.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, ky “rregull” nuk vlen për Damaris Silva, e cila dy herë në javë kur përfundon ndërrimin e saj, në ora 6 pasdite merr violinën e saj dhe kthehet në repart.

Silva, 26 vjeç, kalon disa orë duke ecur në korridoret e Spitalit El Pino, në një lagje të varfër jugore të kryeqytetit Santiago.

Ajo interpreton një përzierje të këngëve të njohura latine, duke sjellë një moment “lehtësie” për pacientët – disa prej të cilëve kanë kaluar javë të tëra në kujdes kritik – dhe kolegët e rraskapitur.

“Sapo të eci, pacientët duken më në disponim; ata buzëqeshin dhe duartrokasin”, ka thënë ajo për Reuters.

Qëllimi i saj është “thotë ajo, të “dhurojë pak dashuri, besim, shpresë me violinën time”.

“Sa herë që e bëj këtë, e bëj nga zemra ime”.

Ndryshe, Kili ka aktualisht afër 300,000 raste të virusit dhe më shumë se 6,000 vdekje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat