"Shën Sofia" në xhami, Papa thyen heshtjen

Evropë

"Shën Sofia" në xhami, Papa thyen heshtjen

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 14:42
"Shën Sofia"

“Mendimet e mia shkojnë në Stamboll, janë për Shën Sofinë. Më vjen shumë, shumë keq për të”; me këto fjalë, të pasuara nga një heshtje e gjatë dhe e pazakontë e tij gjatë Anxhelusit në sheshin Shën Pjetër, kreu i Kishes Katolike përcolli kështu dhimbjen ndaj vendimit te qeverisë turke që parashikon kthimin e ish bazilikës së krishterë bizantine në xhami.

Fjala e Papës përbën të parën herë që Vatikani merr një pozicion zyrtar në lidhje me këtë cështje që prej njoftimit se Shën Sofia do të kthehet në kult të besimit mysliman. Më herët, Këshilli Botëror i Kishave i bëri thirrje Rexhep Tajip Erdoganit të tërheqe mbrapsht vendimit polemizues.

Në një letër drejtuar presidentit turk, Këshilli që numëron 350 kisha anëtare, tha se një lëvizje e tillë është e destinuar të mbjellë përcarje. Kjo ndërtesë e Trashëgimisë Botërore të Undescos ka qenë muze që prej vitit 1934. Hagia Sofia u ngrit 1.500 vjet më parë si katedrale e krishterë ortodokse, por u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman në 1453. Ishte Mustafa Kemal Ataturku, themeluesi i Turqisë modern laike ai që i fali statusin, të cilin godina e rrallë e ka gëzuar deri më sot.

Çështja e saj ka nxjerrë në pah edhe një herë përplasjen e fortë mes atyre të cilët kërkojnë që Turqia të mbetet laike, dhe bazës konservatore fetare te Erdoganit. Patriarku Bartholomeo i Konstantinopojës, kreu i të gjitha kishave ortodokse, deklaroi se ky vendim do t`I hedhë milionë të krishterë anembanë botes kundër myslimanizmit. “ Për nga shenjtëria e saj, Shën Sofia është qendra ku përqafohen Lindje dhe Perëndimi, një nga monumentet më të rëndësishme të civilizimit dhe nuk i përket vetëm pronarëve të drejtpërdrejtë, por „gjithë njerëzimit", ishte komenti i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat