Franca dhe Spanja shënojnë numër të lartë të rasteve ditore me koronavirus - Bota Sot
Franca dhe Spanja shënojnë numër të lartë të rasteve ditore me koronavirus

Evropë

Franca dhe Spanja shënojnë numër të lartë të rasteve ditore me koronavirus

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Franca shënoi numrin më lartë të infektimeve ditore me koronavirus në më shumë se dy muaj, ku vetëm për 24 orë u konfirmuan 1 mijë e 695 raste të reja.

Deri tani më shumë se 30 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19. Franca është vendi i tretë me bilancin më të hidhur në Evropë, pas Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Franca nuk është i vetmi shtet që po përjeton rritje të rasteve që prej zbutjes së masave të kufizimit.

Të mërkurën, Spanja raportoi numrin më të lartë të infektimeve të reja që prej rihapjes së ekonomisë në muajin qershor.

Vetëm dje në Spanjë u shënuan 1 mijë e 772 raste të reja me koronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat