Turqi, rritet në 49 numri i të vdekurve nga tërmeti

Evropë

Turqi, rritet në 49 numri i të vdekurve nga tërmeti

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 08:51
Izmir

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë u rrit në 49, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e vendit, transmeton AA.

Agjencia tha që deri në këto kohë, ka pasur 850 pas-tronditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.

Të paktën 896 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin.

Gjithsej 682 viktima janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat