"Situata e COVID-19 në Londër, shqetësuese"

Evropë

"Situata e COVID-19 në Londër, shqetësuese"

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 23:17
Matt Hancock

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock tha sot se ishte veçanërisht i shqetësuar nga përhapja e COVID-19 në Londër dhe në disa zona në juglindje të Anglisë.

“Jam veçanërisht i shqetësuar për numrin e rasteve në Londër, Kent dhe Essex”, tha ministri në një konferencë shtypi në Doëning Street.

“Rritja më e shpejtë është parë te të rinjtë e moshës 11 deri 18 vjeç, mosha që korrespondon me shkollën e mesme”, shtoi ai.

Me më shumë se 63 000 të vdekur, BM është vendi më i goditur nga pandemia në Europë, pak përpara Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat