Gjenden dy valixhe me mbetje njerëzore, 70 metra larg njëra-tjetrës

Evropë

Gjenden dy valixhe me mbetje njerëzore, 70 metra larg njëra-tjetrës

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:08
Firence

Dy valixhe me mbetje njerëzore janë gjetur në Firence, jashtë burgut Sollicciano.

E para u gjet rastësisht nga pronari i një tokë aty pranë, i cili njoftoi menjëherë autoritetet.

Kur karabinierët hapën çantën e parë, ata gjetën mbetje njerëzore në fazën e “sapunifikimit”. Valixhja e modelit të ngurtë ishte braktisur midis perimetrit të burgut të Firences dhe autostradës Fiorence-Pisa-Livorno.

Në valixhen e dytë, të gjetur më vonë, janë gjetur gjymtyrët e poshtme që nuk dihet ende, i përkasin viktimës së valixhes së parë apo një tjetri.

Valixhja e dytë ndodhej rreth 70 metra larg të parës, shumë pranë autostradës, raporton TGCom.

Karabinierët nisën menjëherë hetimet, ndërsa analiza e ADN-së pritet të zbardhë gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat