Meksika i ofron azil politik, Julian Assanget

Evropë

Meksika i ofron azil politik, Julian Assanget

Më: 5 janar 2021 Në ora: 00:42
Julian Assange

Meksika është e gatshme t’i ofrojë azil politik, Julian Assanget, dhe kështu të mbështesë vendimin e gjykatësit britanik për të refuzuar ekstradimin e themeluesit të WikiLeaksit.

“Assange është një gazetar dhe meriton një mundësi. Unë jam pro faljes së tij”, tha presidenti meksikan, Manuel Lopez Obrador.

Ai shtoi se shteti meksikan do t’i sigurojë mbrojtje 49-vjeçarit australian, raporton reuters.

Një gjykatë britanike sot refuzoi kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e Assanget, duke shpjeguar se do të ishte një masë shtypëse duke marrë parasysh gjendjen e tij mendore.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se do të apelojë vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat