COVID-19, Britania e Madhe vendi i parë në Evropë me të vdekur

Evropë

COVID-19, Britania e Madhe vendi i parë në Evropë me të vdekur

Më: 9 janar 2021 Në ora: 09:57
Ilustrim

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numrin më të madh ditor të vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Një numër prej 1,325 viktimash të tjera u regjistruan të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 79.833, më i larti në Evropë.

Kjo ka qenë dita e tretë me radhë ku janë regjistruar më shumë se 1 000 vdekje të reja.

Gjithashtu, u regjistrua një rekord tjetër me 68.058 infeksione të reja nga COVID-19, rritja më e lartë ditore që Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Prej dy ditësh Mbretëria e Bashkuar është duke përjetuar një ‘lock down‘ e tretë kombëtar për të frenuar përhapjen e një varianti të COVID-19, që rezulton të jetë deri në 70 për qind më i transmetueshme.

Vendi aktualisht ka një normë incidence prej mbi 600 rastesh për 100,000 banorë me normën që rritet në mbi 800 raste për 100,000 popullsi në juglindje dhe në Irlandën e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat