Arrestimi i Navalny, Rusia injoron thirrjet e Amerikës dhe BE-së për lirimin e tij

Evropë

Arrestimi i Navalny, Rusia injoron thirrjet e Amerikës dhe BE-së për lirimin e tij

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:46
Alexei Navalny

Një gjykatë ruse e ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, për shkelje të dënimit burgim me kusht.

Ky vendim po cilësohet si injorim i thirrjeve të vendeve perëndimore për ta liruar politikanin opozitar, shkruan Reuters.

Ai është duke u përballur edhe me tre akuza tjera për shkaktim të veprave penale në raste të ndara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Rusisë që ta lirojnë menjëherë opozitarin Navalny, duke shtuar se do të vendosin sanksione.

Ndërsa Moska i ka thënë Washingtonit dhe Brukselit që t’i shikojnë punët e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat