Rekord vdekjesh nga COVID-19 në Portugali

Evropë

Rekord vdekjesh nga COVID-19 në Portugali

Më: 19 janar 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Portugalia ka regjistruar një numër rekord të vdekjeve nga COVID-19. Situata është alarmante edhe në spitalet e këtij shteti.

Qeveria portugeze aktualisht po përballet me shumë kritika për përballimin e situatës me koronavirus por ka prezantuar masa të reja për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të virusit vdekjeprurës.

Sot u regjistruan 167 viktima në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e viktimave në 9,028 që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri portugez Antonio Costa, tha se të gjithë duhet të zbatojnë rregullat kundër COVID-19 dhe të mos mendojnë se nuk do të infektohen. Sipas rregullave të reja, të gjithë sugjerohen që të punojnë nga shtëpia dhe nëse nuk është e mundur një gjë e tillë do të kenë leje të posaçme për të punuar. Po ashtu nuk do të lejohen udhëtimet midis komunave gjatë fundjavës.

Portugalia tashmë numëron 664 pacientë me koronavirus në kujdes intensiv, ndërsa numri i pacientëve që mund të përballojnë spitalet është 672. Ndërkohë dhe rastet e reja janë rritur, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 6,702 pacientë të rinj duke e çuar numrin e përgjithshëm që nga nisja e pandemisë në 556,503.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat