Presidenti Italian Sergio Mattarella vendos të dëgjojë zgjidhjet e mundshme për krizën politike të vendit

Evropë

Presidenti Italian Sergio Mattarella vendos të dëgjojë zgjidhjet e mundshme për krizën politike të vendit

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:29
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella

Të martën Italia ka vendosur të marrë një hap të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës së saj të fundit politike. avën e kaluar kryeministri i vendit, Giuseppe Conte, dha dorëheqjen pasi ish-Kryeministri Matteo Renzi u tërhoq nga koalicioni qeverisës.

Javën e kaluar kryeministri i vendit, Giuseppe Conte, dha dorëheqjen pasi ish-Kryeministri Matteo Renzi u tërhoq nga koalicioni qeverisës.

Të Premten, Roberto Fico, udhëheqësi i parlamentit të ulët të Italisë, u ngarkua të mbante konsultime për të gjetur një qeveri të re.

Ditën e martë presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i tha Fico të raportonte tek ai.

Partia Demokratike e qendrës së majtë dhe Lëvizja Pesë Yje ende mbështesin Conten, kështu që është e mundur që ai të rikthehet si Kryeministër, nëse një koalicion i ri, me gjasë pa partinë e Renzit Viva Italia, do të bashkëpunojnë.

Nëse kjo gjë dështon, midis emrave që përmenden për Kryeministrin e ardhshëm të Italisë është ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat