Zjarr në spitalin Ukrainas të COVID-19

Evropë

Zjarr në spitalin Ukrainas të COVID-19

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër njerëz janë vrarë në Ukrainën jugore pasi një zjarr shpërtheu në një njësi spitali për pacientët me COVID-19.

Ministria e Brendshme e Ukrainës. Njoftoi se një mjek i ri dhe tre pacientë vdiqën nga flakët pavionin e kujdesit intensiv në Spitalin Klinik Rajonal të Sëmundjeve Infektive në Zaporizhia.

Dy pacientë të tjerë morën djegie dhe helmime nga produktet e djegies.

Zjarri shpërtheu pak para mesnatës së të enjtes në katin përdhes të spitalit pesë katësh, ku pacientët po trajtoheshin nga simptoma akute të frymëmarrjes prej COVID-19.

Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendin e ngjarjes dhe menjëherë punuan për evakuimin e tetë personave nga flakët, përfshirë dy pacientë të plagosur. Autoritetet thonë se zjarri u vu nën kontroll dhe u shua nga ora 00:19 me orën lokale.

Një hetim është hapur për shkelje të rregullave të sigurisë nga zjarri dhe për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave.

Zelensky tha se gjëja më e frikshme ishte se kjo tragjedi ndodhi në spital, në një vend ku njerëzve u jepet shëndet. Ai theksoi se shteti do të jetë më vigjilent në mënyrë që të parandalojë të tilla situata në të ardhmen ".

Muajin e kaluar, të paktën 15 njerëz u vranë pasi një zjarr shpërtheu në një shtëpi pensioni të parregulluar në qytetin lindor të Ukrainës Kharkiv.

Ndërkohë, në Rumaninë fqinje, një zjarr vdekjeprurës në një spitalin e Bukureshtit vrau të paktën pesë vetë javën e kaluar.

Qindra njerëz protestuan jashtë Ministrisë së Shëndetësisë të Rumanisë, duke kërkuar dorëheqjet e presidentit, ministrit të shëndetësisë, dhe shefit të urgjencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat