BE synon të krijojë certifikatë globale të vaksinës

Evropë

BE synon të krijojë certifikatë globale të vaksinës

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Komisioni Europian është duke përgatitur një certifikatë dixhitale të vaksinës, e cila pritet të njihet globalisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka deklaruar një zyrtar i BE-së.

Duke folur në një konferencë shtypi pas një takimi virtual të ministrave të çështjeve të BE, Maros Sefcovic, nënkryetar i Komisionit Europian, konfirmoi se organi ekzekutiv i BE po punonte për një certifikatë elektronike të vaksinës kundër Covid-19.

“Është e rëndësishme për ne që të kemi një system që është në pajtueshmëri me të gjitha vendet anëtare të BE-së, dhe ne po bëjmë presion për një pajtueshmëri globale në këto regjistra elektronikë të vaksinimit, mundësisht nën kujdesin e OBSH,” tha Sefcovic, i cili është gjithashtu Komisioner i BE për Marrëdhëniet ndërinstitucionale.

Sidoqoftë, certifikatat e vaksinës së pari duhet të përdoren për qëllime mjekësore, tha ai.

Krerët e shteteve të BE-së pritet që të diskutojnë idenë e pasaportave për udhëtim gjatë samitit të tyre virtual të enjtën.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në janar propozoi një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19 për të gjithë BE-në, e cila do të përdoret posaqërisht për udhëtime gjatë sezonit turistik.

Blloku synon të vaksinojë 70% të popullsisë së rritur deri në fund të shtatorit.

Deri më tani, 40.7 milion vaksina kundër koronavirusit janë administruar dhe 300 milionë doza të tjera pritet të shpërndahen në tremujorin e dytë të vitit.

BE ka nënshkruar marrëveshje të përparuara të blerjes me gjashtë firma bioteknologjike –Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac, Johnson Johnson dhe Sanofi / GlaxoSmithKline – për të blerë rreth 2.6 miliardë doza vaksine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat