Putin: Rrjetet sociale inkurajojnë fëmijët të protestojnë dhe të përfshihen në drogë e prostitucion

Evropë

Putin: Rrjetet sociale inkurajojnë fëmijët të protestojnë dhe të përfshihen në drogë e prostitucion

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:27
Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, mbrojti të enjten një internet që funksionon sipas normave “morale” dhe dënoi rrjetet sociale të cilat sipas tij inkurajojnë fëmijët të marrin pjesë në protesta në rrugë dhe t’i përfshijnë ata në prostitucion dhe drogë.

Moska gjithnjë e më shumë po përpiqet të kontrollojë ndikimin e rrjeteve sociale amerikane dhe është e irrituar sepse, sipas mendimit të saj, ato nuk e respektojnë ligjin rus.

Në dhjetor, dhoma e ulët e parlamentit rus mbështeti gjobat e reja të “majme” për platformat që nuk heqin përmbajtjen e ndaluar dhe miratoi një ligj që kufizon punën e rrjeteve sociale të SHBA-së nëse “diskriminojnë” mediat ruse.

“Interneti tashmë ka depërtuar në të gjitha sferat e jetës sonë dhe jo vetëm që duhet t’i bindet ligjeve zyrtare, por edhe normave morale të shoqërisë në të cilën jetojmë, përndryshe ajo shoqëri do të shembet,” tha Putin.

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në janar dhe shkurt kundër burgosjes së kritikut të shquar të Kremlinit Alexei Navalny dhe më pas Moska akuzoi mediat sociale të SHBA-së për mosheqjen e atyre që ajo i konsideronte njoftime të rreme në lidhje me protestat anti-Kremlin.

Putin akuzoi organizatorët e demonstratave anti-qeveritare se po merrnin fëmijë “në rrugë për të qenë huliganë” për të “luftuar policinë dhe më pas të fshiheshin pas fëmijëve”.

“Ne po përballemi me pornografi (dixhitale) të fëmijëve, prostitucion të fëmijëve, trafik droge dhe synimet janë fëmijë dhe adoleshentë,” tha Putin.

“Duke i tërhequr ata në rrugë për t’u bërë huliganë, për tu përballur me policinë duke u fshehur pas tyre, ata i ekspozojnë ndaj rrezikut”, tha ai.

Të enjten, gazeta Vedomosti raportoi se qeveria ruse po konsideronte vendosjen e një takse të re për kompanitë e mëdha IT që përdorin të dhëna ruse për të zhvilluar algoritme që punojnë për të reklamuar përdoruesit rusë.

Paratë e mbledhura nga një taksë e tillë do të përdoren për të mbështetur kompanitë vendase të TI-së, raporton Vedomosti.

Masa u diskutua nga qeveria ruse dhe përfaqësuesit e industrisë së IT javën e kaluar, tha zëvendëskryeministri Dmitry Chernyshenko.

Një vendim mbi një taksë të tillë pritet këtë vit, shkruan gazeta, duke cituar një burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat