Ministri sllovak i shëndetësisë jep dorëheqje shkaku i dështimit me pandeminë

Evropë

Ministri sllovak i shëndetësisë jep dorëheqje shkaku i dështimit me pandeminë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 22:33
Marek Krajci

Ministri i shëndetësisë i Sllovakisë, Marek Krajci njoftoi të enjten se po jepte dorëheqjen për të qetësuar krizën politike rreth akuzave për keqmenaxhim të pandemisë COVID-19.

“Dy parti të vogla të koalicionit kanë vendosur kushte me dorëheqjen time. Unë nuk dua të ndërhyj në punën e qeverisë dhe po jap dorëheqje”, u tha ministri gazetarëve.

Koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë me katër parti është nën presion për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë pasi shkalla e vdekjes për frymë banori në Sllovaki është e dyta më e larta në botë, pas faqinëve të Çekisë, raporton aljazeera.

Dy parti, SaS dhe Za Ludi, insistojnë në riorganizimin e qeverisë së formuar në muajin mars të 2020, e udhëhequr nga Igor Matoviq, i cili është gjithashtu kreu i partisë OLaNO, pas blerjes së diskutueshme të dy milionë dozave të vaksinës ruse Sputnik V.

Sllovakia, anëtare e Bashkimit Evropian me një popullsi prej 5.4 milionë banorësh, ka nivelin më të lartë të infeksionit në botë, sipas të dhënave zyrtare nga agjencia France Presse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat