Britania detyron me ligj prodhuesit të zgjasin jetëgjatësinë e pajisjeve elektroshtëpiake

Evropë

Britania detyron me ligj prodhuesit të zgjasin jetëgjatësinë e pajisjeve elektroshtëpiake

Më: 14 mars 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Elektroshtëpiaket prishen shpejt dhe për to nuk ka pjesë këmbimi. Një ankesë që nuk ngjan të jetë vetëm në anët tona, por edhe në një vend të zhvilluar si Britania e Madhe. Aq sa ka shtyrë ligjvënësit të miratojnë me ligj të drejtën e konsumatorëve për të riparuar mallrat që blejnë.

Kështu kompanitë do të detyrohen të prodhojnë pjesë këmbimi me synim që jetëgjatësia e produkteve të rritet deri në 10 vjet duke kursyer 75 stërlina në vit përgjithnjë.

Rregullat e reja parashikohet të reduktojnë me 1.5 milionë tonë të mbetjeve elektrike që gjenerohen çdo vit në Britani, duke shmangur kështu një problem serioz me ndotjen.

Në dukje një problem disi në periferi të vendimmarrjes, por që në tërësinë e vet konstituon një sfidë, për të cilën nuk ka zgjidhje optimale.

Kryetari i Komitetit për Kontrollin Mjedisor në Parlament, Philip Dunne ka folur për një cunami të mbetjeve elektrike, çka na sjell ndërmend se çdo të thotë makina elektrike në këtë kontekst.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat