Italia me masa të reja kundër koronavirusit, çfarë parashikohet për të huajt

Evropë

Italia me masa të reja kundër koronavirusit, çfarë parashikohet për të huajt

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Italia do të aplikojë masa të tjera në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza do të firmosë një urdhër të ri që parashikon se personat që mbërrijnë nga vendet e BE-së, duhet që përveç tamponit të bëjnë edhe një karantinë prej p ditësh.

Edhe pas 5 ditësh do të bëjnë një tjetër tampon.

“Të gjithë duhet të heqim dorë nga diçka”, tha më herët kryeministri Mario Draghi, duke iu referuar situatës së pandemisë atje.

Masa u vendos pas rritjes së rezervimeve të fluturimeve në Itali.

Autoritetet vendase i frikësohen përsëritjes së asaj çka ndodhi verën e shkuar, ku mijëra njerëz u dyndën drejt Italisë duke rritur ndjeshëm shifrat e infeksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat