Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë miraton mbështetjen e fondit pandemik të BE-së

Evropë

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë miraton mbështetjen e fondit pandemik të BE-së

Më: 21 prill 2021 Në ora: 23:03
Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë i dha sot dritën jeshile qeverisë për të mbështetur fondin e rimëkëmbjes COVID-19 të Bashkimit Europian, që ka caktuar 750 miliardë euro (900 miliardë dollarë) për të ringjallur ekonominë e bllokut.

Edhe pse vendimi i sotëm nuk është fjala e fundit mbi çështjen, pasi gjykata ende nuk ka dhënë një gjykim përfundimtar, presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier nuk është i ndaluar të nënshkruajë legjislacionin përkatës, i miratuar më parë nga të dyja dhomat e parlamentit.

I dakorduar në verën e vitit 2020, paketa e plotë e masave synon të vendosë rreth 1,8 trilionë euro në dispozicion të bllokut deri në fund të vitit 2027, raporton ATSh.

Një pjesë e paketës përfshin vendosjen e obligacioneve të BE-së në treg si borxh i përbashkët i bllokut.

Komisioni Europian mund ta nisë këtë proces vetëm pasi të 27 vendet anëtare ta kenë ratifikuar masën.

Nga sot, vetëm 17 prej tyre i kanë përfunduar të gjithë hapat e nevojshëm.

Kancelarja Angela Merkel e mirëpriti vendimin, ashtu si edhe presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

“BE qëndron në rrugën e duhur me rimëkëmbjen e saj ekonomike, pas kësaj pandemie të paparë”, tha von der Leyen.

Merkel theksoi se qeveria gjermane ishte në bisedimet përfundimtare me KE në lidhje me planin e saj për mënyrën e përdorimit të parave të fondit të rimëkëmbjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat