Spanja nga qershori do të hapet për turistët

Evropë

Spanja nga qershori do të hapet për turistët

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Spanja do të hapet për udhëtarët jashtë shtetit nga qershori i këtij vitit, kjo sipas planeve të reja.

Skema, që do të pilotohet muajin tjetër, do t’i lejojë të hyjnë në Spanjë pasagjerët të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19, kanë test negativ dhe janë shëruar kohët e fundit nga ky virus.

“Spanja do të jetë gati në qershor për t’u thënë të gjithë udhëtarëve në të gjithë botën që ju mund të na vizitoni”, ka thënë ministri i Turizmit, Fernando Valdes në një konferencë për media derisa ishte për vizitë në Meksikë.

Ky njoftim vjen derisa Bashkimi Evropian do të përgatitet të votojë pro krijimit të një skeme digjitale për pasaporta.

Në këtë platformë do të futen të gjithë personat që janë të vaksinuar kundër koronavirusit, që janë shëruar kohët e fundit apo që kanë test negativ, të gjithë ata do të kenë të drejtë të shkojnë në 27 vendet e BE-së, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat