Nga e hëna Turqia do të lehtësojë masat anti-COVID

Evropë

Nga e hëna Turqia do të lehtësojë masat anti-COVID

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:46
Turqi

Të hënën, Turqia do të fillojë të lehtësojë masat anti-COVID duke lejuar lëvizjen gjatë ditës ndërsa mban shtetrrethimin brenda natës dhe fundjavës.

Lajmi u dha nga ministria e Brendshme.

Presidenti Erdogan tha të premten se Turqia do të lehtësohej gradualisht nga një bllokim i plotë i vendosur dhe do të hiqte më shumë kufizimet në muajin qershor.

Autoritetet turke forcuan masat e koronavirusit pasi numri i rasteve të përditshme me COVID-19 shkoi mbi 60.000 në prill, një nga nivelet më të larta në të gjithë botën dhe vdekjet arritën gati 400 në ditë.

Deri më 1 qershor, gjatë ditëve të javës njerëzit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Po kështu ky orar do jetë edhe gjatë fundjavës.

Gjithashtu udhëtimet ndërqytetëse do të lejohen edhe gjatë orës policore, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të funksionojnë vetëm me “shërbim taksie”.

Qendrat tregtare do të hapen gjatë ditëve të javës, por vendet ku ushtrohet sport dhe kinematë do të qëndrojnë të mbyllura.

Rritja e rasteve kërcënon sezonin fitimprurës të turizmit veror dhe ka nxitur tashmë kalimin e finales së Ligës së Kampionëve nga Stambolli në Portugali.

Numri i rasteve të reja ditore ka rënë në 11,000, ulje e ndjeshme nga muaji i kaluar.

Rreth 10.8 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht, ose 13% e popullsisë, me 14.9 milionë që kanë marrë vetëm një dozë të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat