Pitoni e kafshon austriakun në organe gjenitale ndërsa ishte ulur në guacën e WC-s

Evropë

Pitoni e kafshon austriakun në organe gjenitale ndërsa ishte ulur në guacën e WC-s

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:40
Pitoni

Ndërsa ishte ulur në një guacë në tualet, një austriak 65-vjeçar u kafshua nga një piton. Kjo ndodhi në orën 6 të mëngjesit, kur ai kuptoi se kishte një piton albino me gjatësi 1.6 metra në guacë tha policia.

“Pasi u ul në kupë, qytetari i Grazit, sipas tij, ndjeu një pickim në zonën gjenitale”, theksuan ata.

Supozohet se gjarpri, i cili mund të rritet deri në nëntë metra, u arratis nga banesa e fqinjit të tij dhe erdhi në banesën e tij përmes një kullimi.

Policia theksoi se nuk është e mundur të thuhet me siguri se si saktësisht ajo arriti në tualet.

Gjarpri iu kthye pronarit të tij dhe 65-vjeçari ka dëmtime të lehta.

Pitoni është në pronësi të një 24-vjeçari i cili ka 11 gjarpërinj jo helmues.

Ai u raportua në zyrën e prokurorit për shkaktimin e lëndimeve fizike nga pakujdesia, raporton CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat