Pamje të tmerrshme nga Gjermania: Një gropë e madhe po e ha rrugën drejt një fshati

Evropë

Pamje të tmerrshme nga Gjermania: Një gropë e madhe po e ha rrugën drejt një fshati

Nga: M.L. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 20:47
Foto Bild.de nga vendi i ngjarjes

Ka fotografi të pabesueshme të katastrofës së përmbytjes në Nordrhein-Westfalen: Një gropë e madhe po ha rrugën drejt një fshati, raporton Blid.de përcjell “Bota sot”. Rreshti i parë i shtëpive është në gërmadha, makinat dhe tubat prej betoni të sistemit të kanalizimit zhyten në baltë, uji ngrihet në pjesën e poshtme të kraterit.

Image

 

Gazetari i BILD, Tim Specks ishte në gjendje të merrte një ide të shkatërrimit nga stuhia. Rruga është shkëputur, ajo është thelluar shumë metra. "Ne nuk mund të lëvizim shumë”, tha ai duke shtuar se rruga është thelluar nga dy deri në tre metra.

Katastrofa nuk ka mbaruar. Nga punimet e zhavorrit afër periferive, krateri shtrihet si një rezervuar i ri. Gjithnjë e më shumë, toka po shkëputet nga fushat, duke u zhytur në thellësi. Shqetësimi i madh në Blessem: A do të mbahet toka apo katastrofa e përmbytjes do të marrë më shumë shtëpi?

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat